I dyshuari për vrasjen e Ivanoviqit lirohet nga paraburgimi

I dyshuari me inicialet M.M. për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Miodrag Bërklaç

Politikani, Oliver Ivanoviq

I dyshuari me inicialet M.M. për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është liruar nga paraburgimi.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Miodrag Bërklaç.

“Pas pesë muajsh paraburgim, me vendim të gjyqtarit për procedurë paraprake është liruar nga paraburgimi. Ai tani është në banesën e tij në Leposaviq me familjen e tij”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se është i ndërruar nga masa e paraburgimit, në paraqitje në polici dy herë në javë.

M.M. akuzohet se është i lidhur drejtpërdrejt me grupin që i ka marrë jetën Ivanoviqit dhe se është pjesë e grupit të organizuar kriminal që kryen aktivitete në veri.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika