Një person është shoqëruar në stacion pasi në automjetin e tij janë gjetur mallra pa banderola dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, atij i janë seksuestruar mbi 22 mijë euro.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin tij janë gjetur mallra (cigare të llojeve të ndryshëm) pa banderola dhe 22.515€ para të gatshme. Me vendim të prokurorit automjeti me mallra i është dorëzuar doganës, ndërsa parat janë sekuestruar deri në verifikimin e prejardhjes së tyre. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.””, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar “Tregti e ndaluar”.