I jepet lamtumira e fundit fotoreporterit Alban Bujari
Në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, u mbajt ceremonia e varrimit të fotoreporterit, Alban Bujari, i cili ndërroi jetë pasditen e së enjtes. Familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të ndryshme u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut që përmes objektivit të tij dokumentoi momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Alban Bujari […]
Në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, u mbajt ceremonia e varrimit të fotoreporterit, Alban Bujari, i cili ndërroi jetë pasditen e së enjtes.
Familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të ndryshme u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut që përmes objektivit të tij dokumentoi momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Alban Bujari ishte i njohur për punën e tij si fotoreporter gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke sjellë në pah tmerret dhe vuajtjet e popullit shqiptar përmes fotografive të tij.
Kolegu i të ndjerit, fotoreporteri Ridvan Slivova ka theksuar se Albani ka ndërruar jetë po veprat e Albanit do të mbesin gjithmonë më histori.
Bujari la pas qindra fotografi që dëshmojnë disa prej masakrave që iu bënë popullit shqiptar.
Ndër fotografit më të dalluarat janë ato të masakrimit të familjes Jashari në Prekaz më 1998, masakrën e Reçakut më 1999, masakrën e shqiptarëve në Rogovë më 1999.
















