“I kërkuar nga Interpoli”: Policia jep detaje për arrestimin e sulmuesit të Dukagjinit, Theophilus Solomon

Sulmuesi i Dukagjinit, Theophilus Solomon, është arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës.

Lajmin për TV Dukagjinin në një përgjigje me shkrim e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se futbollisti tashmë është dërguar në mbajtje.

“Mund të ju konfirmoj se një person shtetas i huaj, i kërkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës,” tha Hoxha.

Arrestimi i Solomonit dyshohet të ketë ndodhur para fillimit të ndeshjes mes Dukagjinit dhe Dinamos, në stadiumin “18 qershori” në Klinë, sfidë e vlefshme për Kupën e Kosovës.

Ai akuzohet për dhunë fizike ndaj ish të dashurës së tij, gjatë kohës sa ishte në Shqipëri.

Futbollisti nga Nigeria ishte arrestuar edhe kur kishte qenë pjesë e skuadrës së Gjilanit. Teksa, ishte liruar me kusht.

Solomon e kishte për detyrë të lajmërohet në Policinë e Kosovës për çdo tre muaj, por nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika