I la fëmijët të mbyllur në veturë gjatë temperaturave të larta, nëna gjobitet me 300 euro

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren pasi i la fëmijët e saj të mbyllur në veturë, në temperatura të larta.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 17:50, në parkingun e një qendre tregtare në Prizren, pasi autoritetet morën informacion se disa fëmijë ndodheshin të mbyllur brenda një automjeti.

Policia ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes dhe, me ndihmën e një shufre metalike, ka hapur veturën. Fëmijët janë gjetur të lodhur dhe të dehidratuar si pasojë e temperaturave të larta.

Ndërkohë, në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre. Për shkak të moskujdesit ndaj fëmijëve, policia i ka shqiptuar asaj gjobë prej 300 eurosh për kundërvajtjen “Moskujdes ndaj të miturit”.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që, gjatë ditëve me temperatura të larta, të mos lënë në asnjë rast fëmijë, të moshuar apo persona të sëmurë të mbyllur në automjete, duke theksuar se pasojat mund të jenë fatale.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika