“I lava copat e mishit me duar”, rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës

Në ciklin e rrëfimeve të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gratë përpos se viktima, patën edhe role të tjera esenciale për atë kohë.

Përveç që u përball me dhimbjen dhe dhunën, e mbijetuara që po rrëfen sonte historinë e saj në “Debat Plus”, u bë nënë e çdo ushtari dhe bijë e çdo të plagosuri.

Me zë të ngadalshëm e fjalë të rënduara nga emocionet, ajo kujton se aso kohe kujdesej për çdo nevojë të ushtarëve.

“Mbeta shtatzënë, i kisha dy muaj e tre javë qashtu. Majshim miell, bajshim miell për familjen, për refugjatët, janë kanë edhe disa ushtarë në shtëpinë tonë aty, në tonën jo në fakt në qat shpijën që ishim pozicionu. Sigurojshim bukën. Ua kom la çorapat, ua kom la të mbathurat në mbramje, ju kom bo bukë ka 4-5 herë në ditë. Edhe pastaj jemi shku me bajt miell”.

Por ajo që e përjetoi më rëndë ishte skena kur në një shtëpi të braktisur ku qëndronin, u detyrua të pastrojë  të mbeturat e dikujt që kishte mbetur i vrarë nga një granatë.

“Na ishim në *** te vorret të pozicionuar në shtëpinë e ***, edhe vllaun e *** e patën vra me granatë dore. Unë vet me duart e mija e kom la gjakun e tij edhe copat mishit. Po njeri po u bojke i fortë”, rrëfen ajo momentin e rëndë.

Ajo kujton se në luftën për mbijetesë kërkonin për ushqim nga fshati në fshat.

Por pikërisht në një prej këtyre ditëve, vetëm pak metra pas ndarjes prej familjares hasi në policine serbe.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika