I mbijetuari i dhunës seksuale: Kam pas maltretime edhe në zorrë të trashë edhe me bajonetë
Në kafenenë që e dërguan punonin serbë e qytetarë të komunitetit rom nga Kosova por edhe shqiptarë. Aty kishte përjetuar rrahje fizike, elektroshok, përdhunim e maltretime në zorrë të trashë me pjesë të armëve. I mbijetuari që po rrëfehet në Debat Plus po tregon që çdo ditë e pritnin maltretime të ndryshme. “Ka qenë podrumi […]
Në kafenenë që e dërguan punonin serbë e qytetarë të komunitetit rom nga Kosova por edhe shqiptarë.
Aty kishte përjetuar rrahje fizike, elektroshok, përdhunim e maltretime në zorrë të trashë me pjesë të armëve.
I mbijetuari që po rrëfehet në Debat Plus po tregon që çdo ditë e pritnin maltretime të ndryshme.
“Ka qenë podrumi këtu, polici lartë edhe na shikojke edhe për çdo ditë mua më kanë marr sepse ata të tjerët nuk i kanë marr qysh me kanë marr mu. Më kanë hyp lartë. Ka qenë një shqiptar edhe një serb. Kur më pyetshin, më futshin në rrymë e në disa gjera”, rrëfen ai për mizoritë e përjetuara.
Pos këtyre maltretimeve i mbijetuari i dhunës seksuale rrëfen se i kishin mbetur shenja e maltretimet me thikë kishin kaluar edhe në pjesët intime.
I mbijetuari: Nejse, pothuajse për çdo natë më dërgojshin në atë kafen atje lartë. Ai i folke atij pse po e rreh, ai i folke atij pse po e rreh. Pre ***** për çdo ditë që më ka çu në kafe të ***** e kam nga një premje. I kam gishtat, këtë shenjën e NATO-s në ballë, e kam të vizatuar.
Panduri: Me thikë?
I mbijetuari: Me thikë.
Panduri: Ta kanë vizatuar shenjën e NATO-s në ballë.
I mbijetuari: E kam pas deri në vitin 2000… se i kam pas fotografuar të gjitha edhe njërën “voe” po i them. Anën e majtë e kam pas krejt të prerë. Edhe dhëmbët. Ma kanë qitë një, nuk e di çka ka qenë, ka qenë i “mavit” edhe m’i kanë kupë, në qatë ditën e parë. A ditëve tjera. Për çdo ditë, 21 ditë, në 21 vende jam i prerë. Çdo ditë nga një vend jam i prerë. Në kafe të *****. Kështu nuk më kujtohet data e fundit.
Pikërisht ajo kafene ishte vendi që ai e përjetoi më të keqen, më të rënden.
Panduri: Gjatë këtyre 21 ditëve kur një lloj dhune tjetër që ti as nuk e kishe paramendu. Po flas për dhunën seksuale ndaj jush.
I mbijetuari: Për ata unë nuk e kam menduar, se kam pas maltretime edhe në zorrë të trash edhe me bajonetë. Po edhe kjo ka qenë dita e fundit e lëshimit, ka mujtë të jetë dy ditë tri para se të lirohem. Se me përdhunime tjera çka i kam dëgju, me pa nuk i kam pas se i kemi pas dhomat e ndame. Prej podrumit i dërgojshin naltë. I dëgjojshim t’u “vikatë”. Krejt i kam ni, se nuk ka nejt aty 21 ditë, përmbi një ditë-dy s’ka nejtë kush. Kam pas rast në kafe të ***** kur i kanë mytë dy persona, datën nuk e di.
Rrëfimi vazhdon se pasi që e liruan, atë e dërguan tek një stacion i trenit, ishte periudhë lufte akoma në Kosovë.
I mbijetuari thotë se aty kishte fat, e ndihmuan disa gra shqiptare e u kujdesën për të për disa ditë me radhë deri sa gjetën lidhje për ta dërguar tek familjarët e tij.















