I mbijetuari i luftës i ruan ende plumbat të cilët u nxorën nga trupi i tij

Rifat Bilalli i ka rrëfyer tmerret e përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë

Rifat Bilalli ende i ruan plumbat të cilët për pak s’ia morën jetën gjatë luftë së fundit në Kosovë. Për Bilallin, ata simbolizojnë tmerret e përjetuara nga aparati shtetëror serb që nuk e kursyen askënd që i doli përpara.

Për fat të mirë, Bilalli i mbijetoi plagëve dhe jetoi për të rrëfyer dhimbjet e shumë shqiptarëve të cilat janë të panumërta.

“Këta Plumba real. Dikun i kam nxjerrë më 18 qershor një dhe dy  kam nxjerrë më vonë, dy nga Talat Xhinolli dhe një me dorë nga Faton Morina. Kam qenë i plagosur në pesë vende. Janë nxjerrë nga trupi im. Ky është plumb dum-dum, të tjerat janë të zakonshëm”, tha ai.

Ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit tregoi se 11 anëtarë të familjes së ngusht ia kanë vrarë forcat serbe.

“Të familjes së ngushtë, 11 anëtarë të familjes i kam të vrarë. Kurse kushërinj e komshinj ka pasur edhe më shumë. Në fshatin Shtuticë janë të vrarë 76 persona. I kam disa shënime që i kam nxjerrë. Gjatë asaj ofansive, numri i të vrarëve është 400. Prej tyre në Shtuticë kanë qenë 10 dëshmorë, 11 fëmijë, 6 të moshuar, pesë femra, pesë të plagosur dy të zhdukur ende, 12 të burgosur”, tha ai.

Rifat Bilalli

“Bedri Ademi ngritët deri në gjunjë sepse ishte i plagosur, thotë unë jam i plagosur nuk mundem të ngritëm. E kthejnë automatikun dhe e gjuajnë me plumba. Gjithë kufomave edhe një herë i kanë dhënë plumba. Pasi e kryejtën punën më kufoma, na qesin rrugës përpjetë në pyll, na dërgojnë deri te një oficer, ai ishte pranë një kufome që e njofsha… si duket veç sa e kishin vrarë. Së pari na plaçkitën, letërnjoftimet na hodhën. Aty na mbajtën disa qaste me duar të lidhura ishim, na rrahën, duke sha udhëheqësit tanë, Rugovën e Thaçin”, vijoi ai.

Billali u shpreh se Serbia kishte marrë ofansivë si shenjë hakmarrje për bombardimet e NATO-së në Serbi.

“Më 30 prill gjatë ofansivës që ishte më e forta në ato vende në territorin tonë në Drenicë. Vetëm në 1999 dikun kanë qenë gjashtë ofansiva, por jo ishte më e tmerrshmja. Numri i popullatës nga fshatrat përreth kishin gjetur strehim në fshatin Shtuticë dhe në Vërbovc. Armiku përgatiti gjithçka për hakmarrje nga bombardimet e NATO-së”, tha ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika