I mbijetuari i Masakrës së Belegut: Edhe ky përvjetor na gjen me kujtime të hidhura, ende s’ka aktakuzë për kriminelët

Binakaj ka theksuar se në vjeshtën e vitit të kaluar ka filluar mbledhja e informacioneve e të mbijetuarve nga njësia për krimet e luftës, teksa ngreh shqetësimet se ende nuk është ngritur aktakuzë për kriminelët që kanë kryer Masakrën e Belegut

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Belegut. Ofensiva e egër kishte nisur në fund të marsit të vitit 1999 ndaj popullatës së fshatrave Irzniq dhe Beleg.

Endrit Binakaj, i mbijetuari i masakrës së Belegut që ishte 9-vjeçar në atë kohë ka rrëfyer se si forcat policore serbe në mesditën e 29 marsit teksa Belegu po shkonte tym e flakë i kishin grumbulluar në qendër të fshatit banorët civilë, ku i ndanë meshkujt nga gratë e i morën edhe të miturit.

Në Beleg ishin vrarë e masakruar 49 shqiptarë.

Binakaj në emisionin “FIVE” thotë se edhe ky përvjetor atë e gjen me kujtime të hidhura pasi ende shumica e të rënëve familjarë të tij të ngushtë e të gjerë në këtë masakër mbesin të zhdukur.

“Edhe në këtë përvjetor, unë natyrisht që përveç se kam qenë një fëmijë 9 vjecar, kam qenë me familjen e ngushtë dhe të gjerë, edhe ky përvjetor na gjen me kujtime të hidhura, pas 25 vitesh, shumica e të rënëve mbesin të zhdukur”, ka thënë Binakaj.

Ai thotë se kjo ditë përbën ditën më të keqe dhe të dhimbshme në jetën e tij pasi si fëmijë 9-vjeçar të gjitha momentet i kanë mbetur të regjistruara.

Binakaj ka theksuar se në vjeshtën e vitit të kaluar ka filluar mbledhja e informacioneve e të mbijetuarve nga njësia për krimet e luftës, teksa ngreh shqetësimet se ende nuk është ngritur aktakuzë për kriminelët që kanë kryer këtë masakër.

“Deri në vjeshtën e vitit të kaluar nuk kemi pasë intervistim zyrtar, në vjeshtën e vitit të kaluar ka filluar mbledhje e informacioneve nga njësia për krimet e luftës”, ka vijuar ai.

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Belegut. Ofensiva e egër kishte nisur në fund të marsit të vitit 1999 ndaj popullatës së fshatrave Irzniq dhe Beleg.

Kjo pasi një ditë para 29 marsit serbët kishin pësuar humbje në përballje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por ata u hakmorën në civilë.

Që nga ajo ditë 33 banorë të fshatit Beleg nuk janë gjetur asnjëherë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika