I mbijetuari i Masakrës së Burgut të Dubravës: Përveç gardianëve serbë, mbi ne gjuanin edhe të burgosurit serbë

I mbijetuari i Masakrës së Burgut të Dubravës, Demë Ramosaj, ka deklaruar se përveç gardianëve serbë që gjuanin me armë në drejtim të të burgosurve në Burgun e Dubravës, ishin edhe të burgosurit serbë që ishin veshur me uniformë dhe po ndihmonin në krim.

Në RTV Dukagjini, Ramosaj ka thënë se edhe të burgosurit serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të shqiptarëve të burgosur.

“Prej se ka ngjarë kjo e deri më sot, çdo familjar edhe ne që jemi të mbijetuar kemi emocione të ndryshme dhe ndjejmë dhimbje të mëdha. Përveç gardianëve serbë që kanë gjuajtur mbi ne, kanë qenë edhe të burgosurit ordinerë serbë e nacionaliteteve të tjera që i kanë veshur me uniformë dhe na kanë gjuajtur”, ka thënë ai.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Ramosaj ka thënë se “për ta fajësuar NATO-n, ata filluan ta bënin masakrën në të gjitha vrimat”.

“Çdo tjetër i mbijetuar  i Masakrës së Dubravës secili ka çka të rrëfejë rrezikun që e ka pasur për jetë. Çka kemi parë ne, kemi parë tmerr.  Neve na kanë zgjedh prej burgjeve të tjera të Kosovës e na kanë dërguar në burgje të  tjera, na kanë dërguar në Dubravë, aty dihet pse na kanë dërguar, për ta bërë masakrën ashtu siç e kanë planifikuar. Kemi qenë shumë të shtypur, të rrahur, e të maltretuar por megjithatë si dëshirë e jona kur ka bombarduar NATO-ja për herë të parë ka qenë data 19 maj në pavijonin C, ku janë plagosur 3-4 veta, aty kanë qenë të burgosurit të padënuar me aktakuza”, ka thënë ai.

Ramosaj është shprehur i bindur se të gjitha ndodhitë në atë burg, i ka të freskëta edhe tash pas 24 vjetëve.

“Në drejtim timin, unë kam qenë në pusetë. I kam të freskëta të gjitha, Më datën 19, masakra ka filluar dhe ka përfunduar më 24, ndërsa me datën 24 na kanë dërguar për Lipjan. Masakra që është bërë brenda, është bërë në çdo vend”.

“Me datën 21, prej mëngjesit deri në mbrëmje ka pasur të shtëna e bombardimeve të NATO-s, me datën 22 na është bërë masakra, na kanë thirr se na i hapëm dyert kur bombardoi NATO-ja por u frikësuan edhe gardianët, dhe njëri prej tyre na hapi hyrjen dhe dolëm në oborr të pavijonit”.

Ai thotë se kishin insistuar që të lirohen edhe të burgosurit nga dy pavijonet e tjerë.

“Ne kemi insistuar të hapen edhe dy pavijonet e tjera, pavijoni C dhe grupi i Gjakovës, ky i fundit nuk kanë pranuar të dalin fare ndërsa tjetri pavijon dolën. Për me ia lënë fajin NATO-s ata filluan ta bënin masakrën në të gjitha vrimat. Jemi afruar në pistën ku na thanë afrohuni, menjëherë sa jemi bërë rresht mirë, menjëherë kanë filluar të shtëna te tyre me të gjitha llojet e armëve, grupi i parë rreshti i parë të gjithë ata kush kanë vdek e kush plagos, nja 10 minuta kanë zgjatur të shtënat”.

“Shumica jemi shtrirë për tokë, ndërkohë janë ndalë ato, edhe prapë një shok tha të ikim tash, në atë ikje kanë gjuajtur sërish. Ne jemi shpërndarë nëpër nxemje qendrore, puseta. Të gjitha pusetat në Burgun e Dubravës ishin të mbushura”, shtoi më tej ai.

Janë shënuar 24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviq.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika