I mbijetuari në luftën e Bosnjes: I lutesha zotit pse s’na merr shpirtin, por na le të vuajmë

Në 29-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë, i mbijetuari i kësaj masakre, Sami Vokrri i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka rrëfyer më shumë për përjetimet e tij

I mbijetuari i luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sami Vokrri, "Rreth e Rrotull"

I mbijetuari i luftës së Bosnje e Hercegovinës, Sami Vokrri, ka rrëfyer për përjetimet e tij në 29-vjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Masakra që ndodhi atje më 11 korrik të vitit 1995, është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vokrri tregon se ishte student atje kur filloi gjenocidi, teksa rrëfen se kishte parë masakra të tmerrshme.

“19 vjeç sa i kisha mbush dhe filloi ky gjenocid, në sheshin kryesor që quhej i ‘Titos’ u bë një masakër në 1992, unë u tmerrova, njerëz pa kokë, pa këmbë, me zhvillimin e ngjarjeve, Sarajeva filloi të vuajë shumë, nuk kishte ushqim nuk, kishte asgjë, shpëtimi kërkonte të futeshe në armatë të ushqeheshe me diçka,” rrëfej Vokrri në “Rreth e Rrotull”.

I mbijetuari i luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sami Vokrri, “Rreth e Rrotull”

Ai shton se në banesën ku jetonte ai, ishin gjithsej 12 shqiptarë, të cilët iu bashkuan armatës boshnjake, që të paktën të merrnin një shujtë ushqim në ditë.

Teksa tregon që vëllai i tij kishte shkuar për vizitë dhe kishte mbetur atje, ku të dy ishin të plagosur rëndë.

“Në banesë ku isha unë, ishim 12 shqiptarë, ne iu bashkuam armatës boshnjake që të kishim një ushqim ditor, lufta që u bë në Bosnje e Hercegovinë, ishte luftë e paparaparë e fëlliqur nuk gjej fjalë më adekuate, mirëpo ndoshta martesat mes njëri-tjetrin, lufta mes djalit babait nuk dihej kush kundër kujt ish nga 6 prill 1992 deri në përfundim të luftës, kishte shumë masakra.”

E atë kohë, Vokrri e cilëson të tmerrshme, që me këtë lutje thotë se iu drejtua zotit.

“Pse s’na e merr shpirtin, por na le kaq shumë me vujtë.”

“Ka qenë një kohë e tmerrshme sa iu kam lutur zotit pse s’na merr shpirtin, por na le kaq shumë me vujt, sepse ishte vuajtje ishte tmerr çdo gjë edhe pse ishe i armatosur kur ktheheshe në shtëpi, shihje njerëz më pak në ndërtesën ku jetoje, e ushtarë…” rrëfen Vokrri.

E të rrënqethur i prisnin familjarët që nuk e dinin se a do të ktheheshin të gjallë në vendin e tyre.

“Familja nuk e dinte a jemi gjallë a vdek, babai rahmetlia thonte më kanë thënë një djalë e ke të vdekur andej e këndej, të plagosur po, por sot jemi ende gjallë me shëndet të mirë.”

INTERVISTA E PLOTË:

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika