Një i mitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi dyshohet se kishte rënë nga një objekt në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 2 gusht 2026, ndërsa i mituri, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
“Është raportuar se më 02.08.2026 viktima mashkull kosovar (i mitur), dyshohet se kishte rënë nga objekti, ku si pasojë me lëndime ishte dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm, ndërsa më 08.08.2026 është konfirmuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.