I ndalohet drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Kosovës shoferit nga Gjakova

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, drejtuesi i automjetit është gjobitur me 500 euro, pasi ka zhvilluar shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar

Ilustrim

Të shtunën e 14 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, drejtuesi i automjetit është gjobitur me 500 euro, pasi ka zhvilluar shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtuesit të automjetit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Kosovës.

“Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren)​, me datën 14 janar 2023 në ora 13:16, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 118 km/h”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Mes tjerash thuhet se Drejtoria Rajnale e Policisë në Gjakovë do të vazhdon me marrjen e masave preventive dhe ndëshkuese në vazhdimësi ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor.Vozi

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika