I nxehti ekstrem, Gjykata e Apelit kalon në orar të shkurtuar
Gjykata e Apelit ka njoftuar se nga e marta do të punojë me orar të shkurtuar, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. Vendimi është marrë në bazë të udhëzimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 27 qershor 2025, si dhe paralajmërimeve nga institucionet përkatëse lidhur me valën e të nxehtit […]
Gjykata e Apelit ka njoftuar se nga e marta do të punojë me orar të shkurtuar, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Vendimi është marrë në bazë të udhëzimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 27 qershor 2025, si dhe paralajmërimeve nga institucionet përkatëse lidhur me valën e të nxehtit ekstrem që pritet në ditët në vijim.
“Masat e ndërmarra do të rishikohen në vazhdimësi, në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, duke u bazuar në rrethanat teknike”, thuhet në njoftimin zyrtar të gjykatës.
Ndërkohë, edhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që institucionet publike dhe ato private të ndërmarrin masa mbrojtëse për të siguruar mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat ekstreme.















