“I pandalshmi”; Berisha sulmon mediat, njëherë Pandurin pastaj AGK-në

Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Ermal Panduri i Dukagjinit vazhdon të mbetet zëri më besnik i politikës së Serbisë, se si i trajton temat që lidhen me luftën dhe me mostrumin politik në Hagë.”

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha

Gjuha e përdorur nga zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, në drejtim të autorit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjin, Ermal Panduri, është dënuar nga bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Ermal Panduri i Dukagjinit vazhdon të mbetet zëri më besnik i politikës së Serbisë, se si i trajton temat që lidhen me luftën dhe me mostrumin politik në Hagë.”

AGK-ja ka theksuar se çdo asocim i gazetarëve dhe mediave me Serbinë është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm, sidomos për një proces të ndjeshëm siç është ai i Hagës.

“AGK-ja, u bënë thirrje politikanëve që të përmbahen nga gjuha e tillë kundër gazetarëve, sepse si pasojë e saj, gazetarët shpesh bëhen cak i kërcënimeve dhe fyerjeve nga opinioni”, thuhet në reagimin e tyre.

Pas këtij reagimi nga AGK, Berisha ka shkruar sërish, duke sulmuar sërish mediat.

Berisha reagimin e AGK-së e ka cilësuar si shumë qesharakë, sipas tij AGK-ja duke u thirrur në  të drejtën e mbrojtës të shprehjes, po i pengon në mendimin e tij.

“AGK-ja paska reagu për mendimin tim të lirë të shprehur para 1 ore në fb tim personal për qasjen se si pandurat i shtjellojnë temat  për UÇK-së, shumë shumë qesharake!!!Të  thirrur me të drejtë në mbrojtje të shprehjes dhe mendimit të lirë, AGK-s po i pengon mendimi i të tjerëve i lirë për temat që i trajtojnë anëtarët e saj, ama demokraci se jo mahi”, ka shkruar Berisha.

Ai ka ngritur “dilemën e madhe” se cila është e drejta e AGK-së dhe e gazetarëve aspo siç i quan Berisha “panturave” të ia kufizojnë mendimin në tema të caktuara.

“Nëse je gazetar, për mendimin tim, nuk ki të drejtë as pronësi në shprehje të mendimit dhe fjalës e lirë, prandaj reagimi i tyre përveçse është qesharak, është edhe përpjekje primitive mbi pronësinë e asaj se si duhet të shprehen të tjerët. Në fund të fundit, cila është e drejta ligjore e AGK-ja dhe e panturave që me më kufizu në mendimin tim për tema të caktuara? Dhe AGK-ja duhet ta dijë, nëse e ka harruar po ja kujtoj se 90% e aktakuzës që sot u dëgjua në mostrumin politik në Hagë janë “fakte” që janë botuar nëpër paqavura informative që mbrohen dhe përfaqësohen nga AGK-ja, se di pse atëherë kanë heshtë…”, ka shtuar Berisha.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika