I pari i PDK-së takon lideren e opozitës bjelloruse, Syiatlana Tsikhanouskaya
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vepron bashkë me Qeverinë e Bashkuar Tranzitore në ekzil. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e quajti frymëzues takimin dhe diskutimin në Bruksel, madje ai thotë se Tsikhanouskaya është një grua […]
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila vepron bashkë me Qeverinë e Bashkuar Tranzitore në ekzil.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi e quajti frymëzues takimin dhe diskutimin në Bruksel, madje ai thotë se Tsikhanouskaya është një grua e guximshme, e cila përfaqëson shpresën dhe qëndrueshmërinë e popullit të saj.















