I pari i PDK-së uron zgjedhjen e Abazoviqit si kryeministër në Mal të Zi

Zgjedhja e Abazoviqit sipas të parit të PDK-së është lajm i mirë për rajonin për shkak të promovimit që shqiptari iu ka bërë vlerave demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka shprehur entuziazëm me rastin e zgjedhjes së Dritan Abazoviqit në krye të qeverisë në Mal të Zi.

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Zgjedhja e Abazoviqit sipas të parit të PDK-së është lajm i mirë për rajonin për shkak të promovimit që shqiptari iu ka bërë vlerave demokratike.

Dritan Abazović: U Srebrenici je bio genocid

“Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë”.

Krasniqi e ka konsideruar moment historik mbarëshqiptarë zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër në Mal të Zi.

“Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik”, ka shkruar tutje Krasniqi duke i uruar punë të mbarë tashmë kryeministrit të Malit të Zi.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika