I përfundon mandati kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini

“Mbrëmë ishte mbledhja e fundit në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka thënë Boletini në një shkrim në Facebook

Besnik Boletini ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Boletini ka njoftuar se sot ka mbajtur mbledhjen e fundit si kryetar i Bordit të RTK-së.

“Mbrëmë ishte mbledhja e fundit në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka thënë Boletini në një shkrim në Facebook.

Boletini përmendi disa punë të mira, të cilat tha se janë realizuar gjatë dy viteve të tij në krye të Bordit të Transmetuesit Publik.

  • Transmetuesin publik e gjetëm në gjendje të keqe, por tashmë është ngritur në këmbë, është më i lirë, më profesional dhe po forcohet. Mbetet edhe shumë për t’u bërë.
  • Instaluam një transparencë të plotë, larguam keqmenaxhuesit, rritëm ndjeshëm llogaridhënien financiare. Ndalëm dhe evituam keqpërdorime të ndryshme.
  • Për gjatë këtyre viteve, korrupsioni në RTK ka qenë ZERO.
  • Vendimet nganjëherë janë të dhimbshme dhe jopopullore. Gjetëm mbi 1030 punëtorë, aktualisht janë rreth 720, numër ky që pritet të zvogëlohet ende, por duke mos dëmtuar punëtorët. Pavarësisht këtij reduktimi, nuk u dëmtua skema programore, përkundrazi u përmirësua. Kjo pikë mbetet ndër sfidat kryesore dhe prioritare e pjesës së mbetur të bordit.
  • Mediat online i gjetëm si mos më keq. Sot janë në një nivel tjetër, dukshëm më mirë. Por ka ende për t’u bërë. Së shpejti ueb-sajti i RTK-së do ta ketë dizajnin e ri. Pas nëntë viteve ‘pauzë’, ueb-sajti i RTK-së publikon lajme edhe në gjuhën e komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.
  • Kemi krijuar miq e partnerë të rëndësishëm në EBU. Së shpejti presim lajme të mira.
  • Kemi rikthyer pas 10 viteve Ligën e Kampioneve në RTK.
  • Kemi realizuar Festivalin e Parë të Këngës në RTK.

“Për ne kjo nuk ka qenë punë periodike si kolegjium, por punë e përditshme dhe angazhim i vazhdueshëm. Falënderoj të gjithë anëtarët e bordit për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë sfidave të ndryshme dhe të shumta”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika