I plagosuri në Prishtinë në gjendje të rëndë
Personi, i cili u plagos sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është në gjendje të rëndë pas plagëve të marra. Këtë për Dukagjinin e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla. “Është një i plagosur nga të shtënat me armë. Gjendja e tij është e rëndë”, tha Syla. […]
Personi, i cili u plagos sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është në gjendje të rëndë pas plagëve të marra.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla.
“Është një i plagosur nga të shtënat me armë. Gjendja e tij është e rëndë”, tha Syla.
Dukagjini ka mësuar se në kohën kur është plagosur D.K, janë dëgjuar katër të shtëna me armë zjarri.
Në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa shton se rasti po hetohet.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.















