I porsalinduri dhe nëna shpëtuan pas katër ditësh nën rrënoja

Një i porsalindur dhe nëna e tij janë shpëtuar nga rrënojat pas katër ditësh, prej kur tërmeti tragjik e goditi Turqinë

Momenti kur foshnja shpëtohet nga rrënojat (Foto: BBC)

Rreth 90 orë pas tërmetit tragjik që goditi të hënën Turqinë, është shpëtuar nga rrënojat nëna dhe një foshnja e saj e porsalindur.

Djali i quajtur Yagiz, u mor nga një strukturë e rrënuar në provincën Hatay.

Pamjet e kanë paraqitur fëmijën duke u nxjerrë me kujdes gjatë natës në një batanije termike dhe më pas u dërgua në një ambulancë.

Ndërkaq, nënën e tij e kanë nxjerrë me barelë. Nuk kishte përditësime të mëtejshme të disponueshme menjëherë për shëndetin e të dyve, shkruan BBC.

Derisa theksohet se shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po pakësohen, për shkak të motit të ftohtë.

Deri tani më shumë se 21 mijë njerëz kanë humbur jetën nga Tërmeti, shumica prej të cilëve, janë në Turqi.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika