I riu nga Kosova vritet në Suedi, dyshohet se u godit aksidentalisht në konflikt bandash

Një i ri nga Kosova ka humbur jetën të dielën në mbrëmje në Suedi, në një rast që autoritetet suedeze po e trajtojnë si pjesë të dhunës mes grupeve kriminale.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, të cilët kanë bërë të ditur se ai është qëlluar aksidentalisht derisa po ecte në një lagje, në momentin kur dyshohet se po zhvillohej një konflikt mes bandave rivale. Sipas tyre, i riu është goditur nga plumba të shkrepur gjatë përplasjes, duke e cilësuar ngjarjen si tragjike dhe të papritur.

Për rastin kanë raportuar edhe mediat suedeze. Sipas “Aftonbladet”, autori i dyshuar ka lëvizur me biçikletë dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës.

Media raporton se pasi i riu ka rënë në tokë, sulmuesi është afruar sërish dhe ka qëlluar edhe një herë nga distancë e afërt, duke e përshkruar ngjarjen si një “ekzekutim të mirëfilltë”.

Autoritetet suedeze kanë arrestuar një të dyshuar për rastin, i cili raportohet të jetë nën moshën 18-vjeçare.

Hetimet për motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika