Serbia është një aleat i Rusisë dhe kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të bashkohet me NATO-n, tha të mërkurën zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, teksa u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Vërejtjet e ish-shefit të Inteligjencës, i cili është nën sanksionet e ShBA-së, pasqyrojnë marrëdhëniet e ngushta të vazhdueshme midis Beogradit dhe Moskës, pavarësisht ofertës së shpallur të Serbisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Është një nder i madh për mua që kam privilegjin të flas me ju”, i tha Vulin Putinit.

“Ju lutem më besoni kur them se është një inkurajim i madh për të gjithë serbët, kudo që jetojnë.”

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.

Presidenti populist, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk ishte në interesin kombëtar të Serbisë.

“Serbia nuk është vetëm një partner strategjik i Rusisë, Serbia është gjithashtu aleate e Rusisë,” tha Vulin. “Kjo është arsyeja pse presioni ndaj nesh nga Perëndimi është i madh.”