I shkelën rregullat e trafikut, policia i gjobit disa shoferë në Ferizaj
Policia e Kosovës i ka gjobitur disa persona në komunën e Ferizajt, të cilët i kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor. Në njoftimin e policisë thuhet se një 30-vjeçar është dënuar për shkak se ka bërë tejkalim të shpejtësisë në zonën e kufizimit 50km në orë, ka zhvilluar shpejtësi 135 km në orë. “Ndaj tij, […]
Policia e Kosovës i ka gjobitur disa persona në komunën e Ferizajt, të cilët i kanë shkelur rregullat e trafikut rrugor.
Në njoftimin e policisë thuhet se një 30-vjeçar është dënuar për shkak se ka bërë tejkalim të shpejtësisë në zonën e kufizimit 50km në orë, ka zhvilluar shpejtësi 135 km në orë.
“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftim.
Në po të njëjtin lokacion, policia ka ndaluar edhe dy shoferë tjerë : G.K i moshës 30-vjeçar dhe A.D i moshës 26-vjeçar, ndërsa një shofere Sh.H e moshës 42-vjeçare është ndaluar në fshatin Gjyrkovc të Shtimes, “të cilët shkaktuan kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë dhe ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe nga 3 muaj heqje të patentë shoferit”.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla, sipas policisë, e rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.















