“I shkret nuk e kupton jetën e predikimit”, Hoxhë Mazllami pasi Syla e krahason me “showman”

Hoxhë Mazllam Mazllami

Gazetari Valon Syla është shprehur se e ka kritikuar hoxhë Mazllam Mazllamin për shkak të sjelljes së tij sikur të ishte “pjesë e showbizit”.

Ai ka thënë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.

“Arsyeja pse kemi nisur këtë, është një sjellje e pakuptimtë e imamit të Prizrenit, Mazllam Mazllami, të cilin e njoh nga proceset gjyqësore për ata që shkuan në Siri. E njoh nga videot, fjalori ekstremist. Deklaratat e tij ku i pashë me disa gazetarë lokalë, ku pyeste që a po agjëron dhe a je i martuar në orët e hershme të mëngjesit në Facebook, e kuptova se po ai hoxhë kishte marrë një mercedes nga xhemati. Të duket si Jay Z si showman. Më shtyri të reagoj pasi aty ishte edhe Tërnava”, ka deklaruar Syla në televizionin T7.

Pasi ka dëgjuar këtë deklaratë, hoxhë Mazllami e ka quajtur Sylën i shkret, pasi sipas tij, ai nuk e kupton jetën e predikimit.

“I shkret është, shihet se është i shkret, nuk e kupton jetën e predikimit. Këto janë rishpikje dhe rishpifje e më ka ulur edhe çmimin e mercedesit”, ka thënë hoxhë Mazllami në Debat Plus.

I pyetur nëse e ka blerë makinën me para hallall, hoxhë Mazllami ka thënë se i kanë treguar miqtë se i kanë mbledhur paratë bashkë për t’i bërë surprizë.

“Vëllezërisht më thanë se kanë mbledhur para për një surprizë timen, dhe po janë para hallall”, ka thënë ai.

Ndërsa, nëse dhuratat nuk janë me para hallall, mund të mos i pranoni, kështu ka thënë hoxhë Mazllami.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika