I sulmoi anëtarët e familjes me sëpatë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në komunën e Podujevës pas dyshimeve se ai ka sulmuar tre anëtarë të familjes së tij me një sëpatë. Dy prej viktimave janë femra dhe një mashkull. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit. Rasti konsiderohet si dhunë në familje

Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në komunën e Podujevës, pasi i njëjti dyshohet se me sëpatë i ka sulmuar tre anëtarët e tij të familjes.

Viktimë e dhunës janë dy persona të gjinisë femërore dhe një person i gjinisë mashkullore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 3 viktimave, dy femrave dhe një mashkulli kosovarë, me ç’rast viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore, për të cilat, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një sëpatë që dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika