I ulët vlerësohet dënimi prej 3 muajsh për shkelje të urdhërit mbrojtës

Dënime më të ashpra ndaj personave që shkelin urdhrat e mbrojtjes që lëshojnë Gjykatat, por kërkon Elvedina Hajdari, viktimë e dhunës në familje. Këtë kërkesë e kanë edhe aktivistë për të drejtat e grave. Derisa, Hajdari tashmë ka dorëzuar ankesë në Apel, për dënimin e ulët që sipas saj dha Themelorja, për ish-kunatin e saj

Pallati i Drejtësisë në Kosovë

Ankesën në Gjykatën e Apelit, për ashpërsim të dënimit ndaj ish-kunatit të saj, tashmë e ka dërguar Elvedina Hajdari.

Një ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, dënoi me 3 muaj burgim, A.H, për shkelje të urdhërit mbrojtës.

Elvedina Hajdari thotë se ende jeton me pasojat që i shkaktoi, ish kunati ndonëse kishte urdhër mbrojtje të lëshuar nga Gjykata, që ai të mos i afrohej.

“Ende flej në ankth, se kur e kujtoj atë moment se qysh e kam përjetuar se si ka deshur të më shkelë me veture, por të mos isha largu për gjysmë metra, nuk isha shpëtu pa lëndime serioze, e ndoshta kisha vdek”, ka thënë Hajdari, viktimë e dhunës në familje.

Ajo shpreson se Apeli do ashpërsoj dënimin ndaj tij dhe se familjarët e ish bashkëshortit nuk do e shqetësojnë më.

“3 muaj janë pak, por shpresoj që bëhet i plotëfuqishëm edhe e vuan dënimin, por unë e kam bërë ankesën dhe pres që Apeli, meja ashpresu shumë.”, ka vijuar ajo.

Jo të duhur, vendimin e Themelores, e konsiderojnë edhe nga Kolektivi për mendim dhe Veprim feminist.

“Rasti i fundit, me 3 muaj burgim, përkundrazi që vendimet më të mëdhaja janë me kusht, ku vendim gjithsesi që është me burgim, është i ulët për shkak të rrethanave që kanë ndodhë, sepse ai ka dashur të e shkelë me veture, dhe e ka pasur fëmijën me vete.”, ka thënë aktivistja, Fjolla Muqaj.

Hajdari, është në proces gjyqësor edhe me ish-bashkëshortin e saj, për të njëjtën vepër penale, derisa ai tashmë është i dënuar por jo me burgim efektiv për dhunën që i kishte shkaktuar asaj ndër vite.

Përpos ish-bashkëshortit e ish-kunatit, Gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtje edhe ndaj ish-vjehrrit të saj.

Institucionet e drejtësisë në Kosovë, shpesh kanë qenë cak i kritikave për shkak se nuk i kanë trajtuar seriozisht rastet që kanë pasur urdhër mbrojtje.

Rasti më tragjik ishte ai ku vitin e kaluar Hamide Magashi dhe foshnja e saj e palindur u vranë në oborrin e QKUK-së nga ish-burri i saj.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika