“I uroj sukses këtij procesi, liri çlirimtarëve”, ka thënë Halitjaha në përfundim të dëshmisë së tij në Hagë

Dëshmitari i 36-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sadik Halitjaha, ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas dëshmisë, ai ka shprehur shpresën se kontributi i tij ka qenë modest dhe ka uruar liri për të akuzuarit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij disaditore dëshmitari i 36-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sadik Halitjah, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fund të dëshmisë së tij, dëshmitari Sadik Halitjaha tha se uron që dëshmia e tij të ketë kontribuuar në këtë gjykatë dhe se iu uron liri të akuzuarve, duke i quajtur “çlirimtarë”.

“Uroj që kam dhënë kontribut sadopak modest. Besoj që kanë qenë korrekte dëshmitë e mia dhe i uroj sukses këtij procesi dhe liri çlirimtarëve”, tha dëshmitari Halitjaha.

Pas marrjes në pyetje të dëshmitarit nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, me pyetje të tjera vazhdoi mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit, Gregory Keohe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Keohe, dëshmitari Halitjaha tha se e ka parë Hashim Thaçin vetëm dy herë gjatë vitit 1998 dhe asnjëherë më vonë. Sipas tij, njëra prej këtyre herave është në oborr të Shtabit të Përgjithshëm dhe tjetra në Budakovë.

“…Budakovë edhe njëherë rastësisht e kam takuar në oborr të Shtabit te çeshmja, te kroni… 2 herë e kam parë gjatë luftës”, tha dëshmitari, duke theksuar që këto dy herë kanë qenë në vitin 1998.

Pyetjet e avokatit Keohe u fokusuan edhe te Blerim Kuçi, për të cilin dëshmitari tha se ka ikur rreth datës 22 apo 24 gusht 1998 në Shqipëri.

Së bashku me Kuçin, dëshmitari tha se janë larguar edhe ushtarët e tjerë të Brigadës 123.

“Ushtarët e Brigadës 123 kanë ikur bashkë…me vullnet kemi hyrë se ka qenë ushtri vullnetare, por nuk kemi pasur të drejtë ta lëshojmë ne. Ikja në pabesi ndryshe është dezertim”, tha dëshmitari Halitjaha.

Dëshmitarit iu prezantua edhe një dokument. Lidhur me të, Keohe pyeti dëshmitarin se a është njoftuar nga përfaqësuesit e ZPS-së se ka prejardhje nga serbët.

“Nuk më është treguar ky dokument. Nëse e kam parë dje, e kam parë, më herët nuk e kam parë”, tha dëshmitari duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Keohe, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Një dokument tjetër i cili iu prezantua dëshmitarit ishte i datës 5 shkurt, për të cilin pretendohej se kishte ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm, mirëpo mbante nënshkrimin e Ekrem Rexhës, i cili ndryshe njihej si komandant Drini. Halitjaha tha se ky dokument mban emrin e Rexhës, mirëpo për atë ka nënshkruar Sylejman Kollçaku.

“Nuk mund të nënshkruhej nga komandant Drini…Ky dokument nuk e ka strukturën e dokumentit të Shtabit të Përgjithshëm…Për Ekremin ka nënshkruar Sylejman Kollçaku. Sylejman Kollçaku ka qenë zëvendëskomandant i Zonës Operative të Pashtrikut, ka qenë edhe pak ditë, pak ditë, më vonë ka ikur. Ky dokument nuk është përpiluar nga Shtabi i Përgjithshëm”, tha dëshmitari, duke theksuar që nuk është në dijeni që është mbajtur ndonjë mbledhje në Shtabin e Përgjithshëm.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika