I vihet zjarri një veture në Mitrovicë nga mosmarrëveshja fqinjësore
“Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie, Mitrovicë e Jugut, 12 nëntor 2022”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Policia ka njoftuar se ata për një kohë shumë të shkurtë ka arritur ta identifikojë autorin e kësaj vepër penale. “Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës […]





“Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale Zjarrvënie, Mitrovicë e Jugut, 12 nëntor 2022”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Policia ka njoftuar se ata për një kohë shumë të shkurtë ka arritur ta identifikojë autorin e kësaj vepër penale.
“Arrestimi i të dyshuarit N. Ll., 59 vjeçar, m/k/sh shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 03:56, e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasoj e zjarrvënies është djegur një veturë pronë e ankuesit mashkull/kosovar/ shqiptar, e cila ka qenë e parkuar në afërsi të banese së tije”, kanë bërë me dije policia.
“Bazuar në hetimet fillestare, si shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje fqinjësore ndërmjet ankuesit dhe të dyshuarit të cilët banojnë në të njëjtin lokacion” kanë theksuar Policia e Kosovës.
Sipas tyre, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të rastit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.




















