Një shtetase austriake ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Rr. Ymer Alushani, Prishtinë 14.03.2024-08:00.  Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.