Ia mori viktimës 600 euro për patentë shofer, arrestohet i dyshuari për mashtrim në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka mashtruar një qytetar duke i marrë 600 euro në këmbim të mundësimit të kalimit të testit për patentë shofer.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht të vitit të kaluar, kur i dyshuari mashkull kosovar, duke përdorur pajisje elektronike, i kishte premtuar viktimës se do t’ia siguronte kalimin e testit për lejen e vozitjes.

“Mashtrim- Më 10 shkurt, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e lartë-cekur ka kryer veprën penale të lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar duke i marr një shumë parash prej 600€ dhe duke përdorur pajisje elektronike në këmbim të dhënies (mundësimit të kalojë testin) e patentë shoferit”, thuhet në njoftim. 

I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika