Ibër Lepenci” rrënon pronat që ishin të uzurpuara për 20 vjet në Ujman – u përkisnin krerëve të Listës Serbe dhe familjarëve të tyre

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenci” ka zhvilluar sot një aksion në zonën e Ujmanit, me qëllim kthimin në pronësi të shtetit të pronave që, sipas autoriteteve, ishin uzurpuar dhe shfrytëzuar për më shumë se dy dekada.

Gjatë aksionit janë rrënuar 11 objekte, të cilat dyshohet se ishin ndërtuar pa leje në pronat e ndërmarrjes.

Këto objekte lidhen me familjarë të zyrtarëve të lartë të Listës Serbe dhe persona të afërt me ta, të cilët kanë pasur edhe funksione në strukturat paralele në veri të Kosovës.

Në mesin e personave me të cilët lidhen objektet e rrënuara janë përmendur Ivan Zaporozhac, nënkryetar i Listës Serbe dhe kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Bozho Bozhoviq, i cili sipas raportimeve është kunat i Zvonko Veselinoviqit, si dhe vëllezërit binjakë Predrag dhe Nenad Radovanoviq, këshilltarë të kryetarit të Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq.

Aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar për “Veritasinfo” se Policia ka ofruar mbështetje gjatë operacionit, i cili, sipas tij, ka kaluar pa incidente apo pengesa.

Ky nuk është aksioni i parë i këtij lloji. Edhe gjatë muajit qershor, institucionet e Kosovës kishin ndërmarrë veprime për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në veri të vendit.

Mujka i Ibër Lepencit konfirmon aksionin për rrënimin e 11 shtëpive në Ujman

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto veprime janë pjesë e zbatimit të legjislacionit në fuqi për planifikimin hapësinor, ndërtimin dhe përdorimin e objekteve, me qëllim trajtimin e ndërtimeve të realizuara pa lejet përkatëse, pa marrë parasysh pronësinë apo përdoruesit e tyre.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika