Ibishi për dënimin e “Rusit”: Kam pritur një dënim shumë më serioz

Ismet Ibishi, ish-ushtarak

Serbi Nenad Orlloviq,  i njohur si “Rusi”, është dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të viti të kaluar.

Ismet Ibishi- ish ushtarak thotë se ky është një dënim jo adekuat.

“Kam prit diçka më serioze një dënim shumë më serioz një vendim që mund të ndikoj edhe te ata që potencialisht mund të bëjnë vepra të ngjashme, por ja se drejtësia ndonjëherë na duket absurd jo e drejtë e jo korrekte,” shtoi Ibishi.

LEXO MË SHUMË: “Rusi” dënohet me 15 muaj burgim e 12 mijë euro gjobë

Duke shtuar se uron që herave të tjera të ketë dënime më meritore.

“Kjo masë në një mënyrë iu shton guximin atyre që të sakrifikojnë që të krijojnë situata të tilla ndoshta edhe më të rënda në veri të Kosovës,” ka thënë Ibishi në “FIVE”.

Shkodra për dënimin e “Rusit”: Ky sanksion penal i shqiptuar nga gjykata është jashtëzakonisht i butë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika