Ibishi: Ura e Ibrit duhet të hapet dhe vetë pala serbe të tregojë vullnetin e mirë

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi i ftuar në emisionin “FIVE”

Ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, i ftuar në emisionin “FIVE”, sa i përket çështjes së hapjes së Urës së Ibrit, ka thënë se kjo urë është simbol i bashkimit, dhe se kjo urë duhet hapur.

Duke shtuar se edhe vetë pala serbe duhet të tregojë “vullnet” të mirë.

“Ura është simbol i bashkimit, unitetit, lëvizjes së lirë, ajo që ka jetu në një terror 25 vite derisa tash kur kemi policinë demokratike atje, që ka kriju një siguri të plotë, ajo urtë ka qenë mbillje e vrasjes, e urrejtjes, keni parë mbishkrime fashiste në atë urë të urrejtjes çdo gjë, dhe iu ka pëngu gëlqerosja, jam i bindur padyshje se ajo urë duhet të hapet, dhe vetë pala serbe të tregojë vullnetin e mirë,” tha Ibishi.

Ai theksoi se nuk parasheh ndonjë trazirë nga pala serbe nëse do hapej ura, pasi sipas tij situata është nën kontroll.

“Nuk shoh trazira, situata është nën kontroll nga Forcat e Sigurisë, nuk ka mundësi që të krijohet kjo,” shtoi Ibishi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika