Uta Ibrahimi, flet për ngjitjet në male, tregon sfidat gjatë ngjitjes së Malit Everest
Alpinistja nga Kosova Uta Ibrahimi, në Reload të RTV Dukagjinit, ka rrëfyer për sfidat, vështirësitë dhe motivin e saj për t’u ngjitur në majat më të larta të botës. Paraprakisht ajo foli edhe për malet e Kosovës dhe se sa i njohin ato njerëzit këtu. Ibrahimi theksoi se koha e pandemisë ka bërë që njerëzit […]
Alpinistja nga Kosova Uta Ibrahimi, në Reload të RTV Dukagjinit, ka rrëfyer për sfidat, vështirësitë dhe motivin e saj për t’u ngjitur në majat më të larta të botës.
Paraprakisht ajo foli edhe për malet e Kosovës dhe se sa i njohin ato njerëzit këtu. Ibrahimi theksoi se koha e pandemisë ka bërë që njerëzit të dalin dhe të ngjiten në male më shumë se më herët.
“Pandemia I KA BËRË njerëzit e Kosovës t’i njohin malet e Kosovës. Nëse del një herë e dy del edhe të tretën herë sepse të nxit me ecë në male. Plot njerëz u bën biciklista, filluan me vrapu, ka pasur kapërcim të numrit të njerëzve në pandemi”, tha ajo.
Tutje ajo foli edhe për majën e Mont Everstit, dhe sfidat gjatë ngjitjes në të. Ajo tha se përvec përgatitjes fizike asaj i ka ndihmuar edhe mbështetja morale nga familja dhe miqtë.
“Ka qenë andërr me u ngjit në Everest, kam punu shumë, ka pasur shumë sfida, kam pasur fat që e kam taku ngjitësin e parë shqiptar që është ngjit në Everest, normal familja. Për me u ngjit në Everest përveç forcës fizike, që unë isha në ushtrime intensive, kur më pyet sa të nevojitet, unë them se tërë kohën, unë jam marrë me sport tërë jetën”, tha ajo
“Të nevojitet mbështetja morale, sidomos afër fundit ku sasia e oksigjenit është më e vogël. Të vyn mbëhstetje morale, me i kujtu njerëzit e tu që të kanë thënë mundesh me ia dalë.
Kur jam kthy më ka dhënë motiv me vazhdu më tutje. Ngjitjet nëpër male nuk janë vetëm të miat, e kam flamurin kur ngjitem e kam një popull të tërë kur ngjitem atje”, theksoi ajo.
Përndryshe Uta Ibrahimi është femra e parë shqiptare që ngjitet në majën e Everestit.
Ajo foli edhe për dokumentarin Uta-Ngjitja për Kosovën, për të cilin tha se është xhiru në vitin 2019 nga një produksion anglez.
Dokumentari është i gjatë 20 minuta, derisa shtoi se dokumentari është mjaft emocional ku flitet për adoleshencën e saj dhe kohën e luftës në Kosovë.
“Përtej shfaqjes së ngjitjes sime personale, dokumentari hedh dritë mbi punën e palodhur që kam bërë në Kosovë, duke u përpjekur të frymëzojë të rinjët që të ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht sfidave me të cilat përballen. Kjo nuk është vetëm një histori ngjitjeje malore; ka të bëjë me tejkalimin e fatkeqësive, gjetjen e forcës në rrënjët e dikujt dhe nxitjen e një shpirti vendosmërie tek gjeneratat e ardhshme”, tha ajo.















