Ibrahimovic: Tashmë kam një ligament të ri dhe një trofe më shumë

Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, për një kohë të gjatë ka luajtur me dhimbje të mëdha në gjurin e majtë. Pas operimit, i cili do ta mbajë larg futbollit për tetë muaj, Ibrahimovic në një postim ka thënë se tashmë ka një trofe më shumë

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka kryer një operim në gju dhe do të qëndrojë larg futbollit për tetë muaj. Ibrahimovic ka thënë se përse për një kohë të gjatë ka luajtur me dhimbje të mëdha në ligamentin e gjurit të majtë.

40-vjeçari, ka sakrifikuar shëndetin e tij që Milani ta fitojë titullin e kampionit në Seria A, pas 11 vjetësh pritjeje.

“Për gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa ligament në gjurin tim të majtë. Gjuri im ka qenë i ënjtur për gjashtë muaj. Kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin vetëm 10 herë në gjashtë muajt e fundit. Më janë dashur më shumë se 20 injeksione në gjashtë muaj”, ka thënë sulmuesi suedez.

Zlatan Ibrahimovic

“Për gjashtë muaj e kam zbrazur gjurin nga ujërat një herë në javë. Mezi kam fjetur gjumë për shkak të dhimbjeve për gjashtë muaj. Asnjëherë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës. Bëra diçka të pamundur në diçka të mundshme”, ka shtuar Zlatan Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic ka shkruar në postim se në mendjen e tij kishte vetëm një objektiv, t’i bënte shokët dhe trajnerët e tij kampionë të Italisë, sepse u kishte premtuar. Ibrahimovic ka thënë se tashmë ka një ligament të ri dhe një trofe më shumë.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika