Ibrahimoviç vazhdon kontratën me Ac Milan

Zlatan Ibrahimoviç, futbollisti profesionist suedez ka vazhduar kontratën e tij edhe për një vit tjetër me Milanin, pavarësisht se është duke u rehabilituar, pas operacionit në gju

Zlatan Ibrahimovic, vazhdon kontratën me Ac Milan

Zlatan Ibrahimoviç, profesionisti suedez i cili luan për skuadrën kombëtare, Ac Milan ka rinënshkruar kontratën me Ac Milan edhe pse po përballet me rehabilitimin pas operacionit në gju.

Pas fitimit të titullit të Serie A, në fund të muajit maj, Ibrahimoviç u përball me një procedurë të vështirë në gjurin e tij, për të riparuar dëmtimin e shkaktuar nga një dëmtim i mëparshëm i ligamentit.

40-vjeçari pritet të mungojë deri në tetë muaj, dhe ka gjasa të jetë në formë në gjysmën e sezonit 2022-2023, sidoçoftë Milan ka konfirmuar se suedezi që ka shënuar tetë gola gjatë sezonit të kaluar, do të zgjasë qëndrimin e tij në San Siro.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic deri më 30 qershor 2023”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Lajmi për rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimoviç, është bërë i ditur edhe nga gazetari italian i sportit, Fabrizio Romano përmes postimeve në rrjetet sociale.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika