Identifikohen katër të dyshuar për “vjedhje të rëndë” në Prishtinë, i dyshuari i katërt gjendet në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar katër te dyshuar meshkuj kosovarë, ku tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt gjendet në arrati për veprat penale "Vjedhje e rëndë" dhe "Armëmbajtje pa leje"

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 10 shkurtit, në Prishtinë janë identifikuar katër te dyshuar meshkuj kosovarë, ku tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt gjendet në arrati për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se me urdhër të gjyqtarit të Procedurës Paraprake janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri me një karikator dhe katër fishekë, disa orë dore dhe bizhuteri të ndryshme si dhe 3800€ dhe një fishek”, njofton Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre te dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika