Identifikohet i dyshuari që e goditi për vdekje këmbësorin në Pejë
Pas aksidentit me fatalitet në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, ku një këmbësor kishte humbur jetën, njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin, i cili gjendet ende në arrati. Ndërsa, sipas njoftimit të Policisë, vetura e tij është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Po ashtu, rasti është duke u hetuar nga njësitet […]
Pas aksidentit me fatalitet në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, ku një këmbësor kishte humbur jetën, njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin, i cili gjendet ende në arrati.
Ndërsa, sipas njoftimit të Policisë, vetura e tij është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.
Po ashtu, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
I dyshuari, të dielën rreth orësh 00;45, kishte goditur me veturë viktimën këmbësor dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Siç kishte njoftuar Policia, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Rr. ‘Bill Klinton’, Pejë, 26.11.2023-00:45. Viktima mashkull kosovar -këmbësor, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është goditur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësitet policore gjatë hetimit kanë identifikuar të dyshuarin, i cili gjendet në arrati, ndërsa vetura është gjetur dhe konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin e Policisë, në raportin 24-orësh.















