Identifikohet një depo në Leposaviq, ku ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse

Është identifikuar një depo në Leposaviq, në të cilën ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse. Gjatë kontrollit në atë depo, Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka sekuestruar 500 litra pije alkoolike, 450 litra vaj, 500 kg sheqer e të tjerë

Policia e Kosovës ka identifikuar një depo në Leposaviq, në të cilën ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.

Fillimisht, pas pranimt të informatave për këtë depo në Leposaviq, janë ndërmarrë veprimet hetimore dhe operative, me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Rreth kësaj çështjeje është njoftuar edhe njësiti antikontrabandë nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim: 500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme, birra), 200 litra pije joalkoolike, 450 litra vaj, 500 kg sheqer, 300 kg produkte konditorike dhe 10 boksa cigare pa banderola.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganoreose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika