Identifikohet një lokal në Skenderaj ku organizoheshin lojëra të fatit

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme "Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm", në orët e mbrëmjes së datës 24 prill 2023, hetuesit policorë në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit

Të hënën e 24 prillit, Policia e Kosovës e ka identifikuar një lokal në Skenderaj ku organizoheshin lojërat e fatit dhe lidhur me këtë është intervistuar një i dyshuar.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Policia e Kosovës.

“Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 24 prill 2023, hetuesit policor në rrugën “Gjon Buzuku” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fati”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: televizor, shtëpiza të kompjuterëve dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt”.

Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika