Identifikohet një ushtar amerikan i vrarë në Irak

Pentagoni ka identifikuar ushtarin amerikan që humbi jetën gjatë një operacioni në Irak.

Rreshteri Michael Emmanuel Swinton u vra më 19 korrik gjatë një shpërthimi të kontrolluar të një droni iranian kamikaz të rrëzuar në Irak. Swinton ishte 30 vjeç dhe vinte nga Fayetteville, në Karolinën e Veriut, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Sgt. Michael Emmanuel Swinton, 30 vjeç, nga Fayetteville, Karolina e Veriut, humbi jetën gjatë një shpërthimi të kontrolluar të një sistemi ajror pa pilot me një drejtim, i cili ishte rrëzuar më 19 korrik 2026, në Bazën Ajrore Erbil, në Irak. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Më herët, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se dy ushtarë amerikanë u vranë nga sulmet iraniane në Jordani. Në një incident të veçantë, një tjetër pjesëtar i forcave amerikane humbi jetën në veri të Irakut gjatë shpërthimit të kontrolluar të municioneve të pashpërthyera nga një dron iranian kamikaz i rrëzuar.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika