Gjatë ditës së djeshme, shtatë persona u vranë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sydney.

Përpara se të qëllohej për vdekje, për Joel Cauchi, 40 vjeç u identifikua nga policia e Australisë.

Autoritetet thanë se sulmi ka shumë të ngjarë “të ketë lidhje me shëndetin mendor” të Cauchit.

Lexo më shumë: Shtatë persona të vdekur nga një sulm në një qendër tregtare në Sydney

E pyetur nga gazetarët nëse sulmuesi kishte në shënjestër gratë, komisionerja e Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Karen Webb, tha se ngjarja po hetohet.

Ajo shtoi se nuk do ta përshkruante sulmin me thikë si një “akt terrori”, duke përsëritur se policia beson se ai “nuk ka motive ideologjike”.

Cauchi ishte i njohur për policinë, por kurrë nuk ishte arrestuar apo akuzuar në shtetin e tij të lindjes, Kuinsllend.

Ai, për herë të parë, u diagnostikua me një sëmundje mendore në moshën 17-vjeçare, tha Policia e Kuinsllendit.