Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë shpërndarë video të asaj që pretendon se është një tunel i gjetur në një xhami në Khan Younis në Gaza qendrore.

Videoja e marrë nga një dron që fluturon nëpër mbetjet e rrënuara të xhamisë, duket se tregon një hyrje në një tunel në një dhomë të vogël.

IDF publikoi një video të asaj që pretendon se është një tunel tjetër i përdorur nga Hamasi, i gjetur pranë Spitalit Rantisi në Gaza.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur materialin.