“Idhull Millosheviqin, model Putinin”, Sveçla për sulmet në veri të vendit: Janë organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia  

"Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë"

Xhelal Sveçal, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svela, ka komentuar sulmet që disa serbë akne bërë ndaj mediave, pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës e qytetarëve në veri të Kosovës.

Vetura të KFOR-it, policia, mediave e qytetarëve janë vandalizuar edhe me simbole nacionalsite dhe fashiste siç është simboli Z, dhe kryqi me 4 shkronja S, sipas Sveçlës këto dhe bluzat me simbolin e ushtrisë mercenare Wagner janë dëshmi së këto sulme janë bërë nga kriminelët të orkestruar nga Beogradi e të frymëzuar nga Rusia.

“Simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët. Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia. Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre Putin. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla në Twitter, ku ka bashkangjitur një video.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika