Idrizi: Ka dëme nga vërshimet në Vushtrri, por situata është e menaxhueshme

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se vërshimet kanë shkaktuar dëme, por gjendja është e menaxhueshme dhe autoritetet lokale po marrin masa për t'i përballuar

Fotografi ilustrim nga vërshimet në Komunën e Vushtrrisë.

Komuna e Vushtrrisë, të mërkurën e 14 qershorit, ka shpallur gjendje emergjente për t’i përballuar sfidat e reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa ka bërë edhe thirrje urgjente për të gjithë qytetarët që të jenë në kujdes të veçantë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për të minimizuar ndikimin e kësaj situate të vështirë.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, për Dukagjinin ka treguar se është formuar komisioni për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe ka konfirmuar se ka dëme nga vërshimet nga lumi Tërstena në qytet dhe nëpër fshatra.

Situata në terren, sipas tij, është e menaxhueshme dhe komuna është duke punuar së bashku me një kompani me operator privat për ta përballuar situatën.

“Nuk i kemi llogaritur ende se është formuar komisioni për ta bërë vlerësimin e dëmeve, saktësisht nuk dihet, por ka dëme se ka pasur vërshime nga lumi Tërstena në qytet edhe nëpër fshatra ka, por ende nuk i dimë dëmet, domethënë jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe jemi në terren edhe me kompaninë me operator privat që kanë ardhur në mënyrë vullnetare dhe kështu jemi duke u përballur me situatën. Shiu po vazhdon ende, kështu që do ta shohim, me shpresën se do ta ndalet”, ka deklaruar ai në një përgjigje për Dukagjinin.

Idrizi ka përmendur se është bërë thyerja e një ureje në një lagje për ta shpëtuar pjesën e lagjes nga vërshimet.

Po ashtu, ai ka thënë se kërkesat për kompensim janë bërë nga qytetarët, të cilët kanë pësuar dëme materiale, por ende nuk ka të dhëna specifike për to.

Sipas tij, evakuimi është i mundur në rast nevoje, por deri më tani nuk është bërë kërkesa për evakuim.

“Gjendja në terren është e menaxhueshme, mbrëmë mbas orës 12 të natës është dashur ta thyejmë një urë më një lagje për ta shpëtuar një pjesë të asaj lagjeje nga vërshimet, që ka qenë urë e kahershme e ndërtuar ulët dhe e ka bllokuar qarkullimin e ujit. Kërkesat e qytetarëve tash nga ata që u janë dëmtuar objektet i kanë kërkojnë kompensim, ndërsa atyre në shtëpia për dëme materiale nuk i kemi ende të dhënat. Jemi të gatshëm për evakuim, por deri më tani nuk ka pasur kërkesë për evakuim”, ka deklaruar ai.

Tetë shtëpi të vërshuara nga reshjet e mëdha të shiut në Prishtinë

Gjithashtu, reshjet e mëdha të shiut edhe në Prishtinë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e veturave dhe kanë rezultuar në vërshimin e disa shtëpive në të gjithë qytetin.

Drejtori i emergjencave në komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica, për Dukagjinin ka informuar se ka tetë raste të raportuara të shtëpive të përfshira nga uji, përfshirë edhe bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Dardani, një shtëpi në “Rrugën UÇK”, si dhe raste të tjera në lagjen “Emshir”, “Matiqan” dhe pjesë të tjera të kryeqytetit.

Fushtica ka theksuar se ekipet e emergjencës janë në terren dhe janë duke dalë për të intervenuar.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika