Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar për gjendjen aktuale të reshjeve në territorin e Kosovës, ku kanë treguar se për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.

IHMK-ja përmes një postimi në rrjetin social

" title=""Facebook"">“Facebook” ka thënë se cikloni “Kasandra” është në dobësim dhe shiu do të vazhdojë sot dhe nesër por me zvogëlim të intensitetit të tyre.

“Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:
• Malishevë 52mm ( l/m²)
• Junik 36mm
• Istog 36mm
• Prizren 33mm
• Drenas 29mm
• Gadime (Lipjan)27mm
• Ferizaj 24mm
• Viti 23mm
• Prishtinë 22mm
• Kamenicë 21mm
• Mitrovicë 20mm
• Gjakovë 15mm
Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare. Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!”, thuhet në njoftim.