IKD-ja për KGJK-në: Kundërligjshëm amnistoi gjuhën seksiste në vendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore në Gjilan

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) përmes të cilit është amnistuar trupi gjykues, i cili pretendohet se kishte përdorur gjuhë seksiste dhe paragjykuese ndaj të dëmtuarës në një aktgjykim

IKD

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ashpër të shtunën ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) përmes të cilit është amnistuar trupi gjykues, i cili pretendohet se kishte përdorur gjuhë seksiste dhe paragjykuese ndaj të dëmtuarës në një aktgjykim.

Sipas IKD-së, Gjykata Themelore në Gjilan i kishte liruar nga akuza pesë të dyshuar për dhunimin e një 19-vjeçareje, duke përdorur gjuhë seksiste dhe arsyetim absurd.

Gjykata Themelore në Gjilan kishte konstatuar se “të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se viktima ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale.”

“Lidhur me këtë rast, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, kishte iniciuar në KGJK kërkesë për fillimin e hetimeve disiplinore ndaj kryetarit të trupit gjykues (i cili e kishte përpiluar aktgjykimin) Aziz Shaqiri dhe dy anëtarëve të trupit gjykues, Ramiz Aziqi dhe Naser Maliqi”, thuhet në komunikatën për media.

Por, KGJK-ja sipas këtij instituti, kundërligjshëm e ka hedhur poshtë këtë rast, me arsyetimin se shkelja e supozuar disiplinore ka arritur parashkrimin absolut.

“[E] në rastin konkret ka ardhur deri te parashkrimi absolut i shkeljeve disiplinore të pretenduara për të tre (3) subjektet e këtij hetimi disiplinor. Nga koha e nxjerrjes së Aktgjykimit përkatës PKR.nr.200/2014, të datës 24 mars dhe 28 korrik 2017, kur pretendohet se ka ndodhur shkelja disiplinore e deri me fillimin e hetimit disiplinor ndaj këtyre subjekteve ka kaluar me tepër se dy (2) vite, ndërsa Ligji Nr.05/L-003 për Plotësim Ndryshim të Ligjit Nr.03/L-223, për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur pretendohet se ka ndodhur shkelja disiplinore, me nenin 15, paragrafi 1 (5), kishte paraparë se procedura disiplinore nuk mund të fillojë dhe të zhvillohet në Komisionin Disiplinor pasi t’i kalojë afati një (1) vjeçar nga njoftimi i pranuar ne Zyrën e Prokurorit Disiplinor për shkeljen e supozuar dhe dy (2) vite nga dita e shkeljes së supozuar,” thuhet në vendimin e publikuar nga KGJK.

“Hedhet poshtë raporti hetimor me numër Nr.ADIKGJKlOl/2020/GJS-GJS-2021-015, i datës 29 mars 2022, dhe pushon procedura disiplinore ndaj Aziz Shaqiri, Naser Maliqi, gjyqtare në Gjykatën Themelore në Gjilan, dhe Ramiz Azizi, ish- Kryetar në Gjykatën Themelore në Gjilan, për shkak të parashkrimit absolut te shkeljes disiplinore te pretenduar nga Autoriteti Kompetent”, theksohet në vendim.

Sipas Institutit për Drejtësi, ky vendim i KGJK-së është i pabazë .

“KGJK përmes një vendimi të tillë ka amnistuar gjuhën seksiste të përdorur në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan. KGJK nuk jep ndonjë arsyetim se përse dispozita ligjore në fuqi, e cila parasheh afat pesëvjeçar të parashkrimit, nuk është zbatuar. IKD vlerëson se kjo qasje e KGJK është skandaloze dhe paraqet të kundërtën e llogaridhënies, duke përbërë një kthim mbrapa në progresin e arritur’.

Tutje, IKD-ja shton se për shkak të këtij rasti dhe rasteve të tjera të ngjashme që kanë ndodhur në të kaluarën, vazhdon të insistojë se vettingu në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika