IKD: Paralajmërimi për “Debat Plus” u bë në formë kërcënimi, vendimet e KPM-së po cenojnë lirinë e mediave

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj paralajmërimeve për shqyrtimin e mundësisë së ndalimit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të shprehura në formë kërcënimi.

Sipas IKD-së, ky rast është shqetësues dhe tregon një qasje problematike të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) ndaj mediave, ku fillimisht paralajmërohen masa dhe më pas kërkohet arsyetim.

“Në një demokraci, kjo logjikë është e rrezikshme”, thuhet në reagim.

IKD vlerëson se vendimmarrja e fundit e KPM-së nuk është rast i izoluar, por pjesë e një praktike më të gjerë që, sipas tij, tejkalon mandatin ligjor të institucionit dhe karakterizohet me arsyetime të dobëta dhe mungesë të testit të proporcionalitetit.

Sipas IKD-së, KPM po vepron jashtë kompetencave të saj duke marrë rol që i takon gjykatave, sidomos në rastet kur sanksionon media për deklarata të të ftuarve në emisione televizive. IKD thekson se një qasje e tillë krijon standard të rrezikshëm për funksionimin e mediave dhe debatit publik.

Në reagim, IKD vlerëson se KPM duhet të fokusohet në vlerësimin e standardeve editoriale të mediave, si ndërhyrja e moderatorit, balancimi i debatit dhe mundësia e reagimit, por jo të gjykojë përmbajtjen e deklaratave të palëve të treta, pasi kjo sipas saj përbën përgjegjësi që mund të trajtohet vetëm në gjykatë.

Instituti i referohet edhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se ndëshkimi i mediave për deklarata të të ftuarve mund të cenojë lirinë e shprehjes dhe rolin e gazetarisë në debat publik.

IKD i ka bërë thirrje KPM-së që të veprojë brenda mandatit të saj ligjor, të përfundojë procedurat për zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv dhe të sigurojë vendimmarrje të bazuar në ligj, transparencë dhe standarde evropiane për lirinë e medias.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika