Gjatë festës u prezantuan modelet e reja Vespa 2026, modelet speciale të krijuara për 80-vjetorin e markës, si dhe edicioni i kufizuar Limited Edition Vespa Horse, i cili tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me dizajnin dhe karakterin e tij unik.

Ngjarjes iu bashkua edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë, i cili mbajti fjalim për këtë përvjetor të rëndësishëm, së bashku me ambasadoren e Vespa-s në Kosovë. Prania e tyre i dha festës një dimension edhe më të veçantë, duke theksuar lidhjen mes stilit italian, kulturës dhe komunitetit që Vespa ka ndërtuar ndër vite.

Pjesë e festës ishin edhe anëtarë të komunitetit Vespa dhe Vespa Fanatics, të cilët sollën energjinë dhe dashurinë e tyre për markën. Nga modelet klasike deri te gjenerata më e re, çdo Vespa tregonte një pjesë të historisë së saj 80-vjeçare.

Në kuadër të ngjarjes u organizua edhe një giveaway me Vespa merchandise për të pranishmit, ndërsa momenti simbolik i prerjes së tortës shënoi kulmin e festës.

Ventoro Motors shënoi jo vetëm një përvjetor të rëndësishëm, por edhe vazhdimësinë e një historie që prej dekadash lidhet me stilin, lirinë dhe emocionin mbi dy rrota.

80 vite histori. 80 vite stil. 80 vite Vespa.