IKSHPK bën thirrje për vaksinim, pas shtimit të rasteve me Covid-19

Kosova ka shënuar këtyre ditëve rritje të rasteve me COVID-19. Dhe për këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të testohen në rast se iu shfaqen simptoma të virusit, kurse atyre që nuk janë vaksionuar ende u ka bërë thirrje ta bëjnë një gjë të tillë

Vaksina kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve për vaksimin, në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19, pasi pandemia nuk ka mbaruar.

“MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, kanë shkruar në postim.

Ilustrim

Ndërkaq, rekomandojnë që të testohen të gjithë ata persona që kanë simptoma.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, shkruhej në postimin e tyre në Fabebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika